Bahtiri: Hapja e urës relakson raportet
Mitrovicë, 28 gusht - Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri është shprehur i bindur se marrëveshja e arritur në Bruksel, për largimin e barrikadës mbi urën e lumit Ibër, do të respektohet pikë për pikë.
Ai ka vlerësuar se me hapjen e kësaj ure do të përfitojnë të gjithë qytetarët, më së shumti ata serbë, të cilët, sipas tij kanë qenë të izoluar deri më tani.
Bahtiri ka thënë për Epoka e re se largimi i barrikadës do të ndikojë në relaksimin e raporteve në mes të qytetarëve shqiptare dhe atyre serbë.