23 Janar 2025

Bahtiri e Rakiq të vendosur për të quar proceset përpara

Mitrovicë, 9 qershor - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri është takuar me kryetarin e Komunës së Veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq dhe shefen e Zyrës Administrative në Veri, Adriana Hoxhiq.

Gjatë këtij takimi që ka zgjatur për rreth tri orë, ata kanë biseduar për situatën e përgjithshme në të dyja pjesët e qytetit, duke vlerësuar se situata e sigurisë aktualisht është e qetë, me tendencë të relaksimit të mëtutjeshëm,  si dhe për  vazhdimin e bashkëpunimit të mirë lidhur me çështjet me interes të përbashkët për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Bahtiri dhe Rakiq në fokus të bisedës kanë pas çështjen e zhvillimit të proceseve, integrimin e qytetit dhe krijimin e kushteve për kthimin e të gjithë të zhvendosurve, shqiptarëve dhe serbëve në shtëpitë e tyre, si dhe për organizimin e një konference të përbashkët të donatorëve, ku do të prezantoheshin projekte të përbashkëta për të dyja komunat, me interes për qytetarët dhe qytetin në tërësi.

Po ashtu, Bahtiri i Rakiq, janë shprehur të vendosur që t’i qojnë proceset përpara, në mënyrë që të zhvillohet vendi në përgjithësi dhe veriu në veçanti.

Rakiq me këtë rast i dha mbështetje të fuqishme kryetarit Bahtiri, për opsionin e tij të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale dhe integruese.

Bahtiri dhe rakiq do të takohen sërish brenda këtij muaji, përkatësisht me 23 Qershor, në Bruksel, ku pritet të diskutohet edhe për çështjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)