Bahtiri dhe Alyol biseduan për thellimin e bashkëpunimit
Mitrovicë, 6 korrik - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, priti sot delegacionin e Komunës së Inegylit të Turqisë, kryesuar nga nënkryetari i kësaj komune, Adil Akyol.
Kryetari Bahtiri falënderoj mysafirët për vizitën dhe për kontributin që kanë dhënë për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, si në mbështetjen me ndihma ashtu edhe për kontributin në aspekte të tjera.
Ai i njoftoj të pranishmit me gjendjen aktuale në Mitrovicë, duke vlerësuar se situata e përgjithshme tani është më stabile dhe se që nga ardhja e tij në postin e kryetarit është angazhuar për një gjë të tillë.
Kam ardhur nga Holanda për të kontribuar në zhvillimin e vendit. Vij nga fusha e biznesit dhe e di që nevojitet një situatë më stabile për investitor, prandaj edhe jam angazhuar në këtë drejtim, tha kryetari Bahtiri.
Po ashtu ai i njoftoj mysafirët për shpalljen e Mitrovicës Zonë të Lirë Ekonomike dhe për punën që po bëhet në krijimin e një zone industriale në hapësirë prej 44 hektarë, si dhe për kompanitë e huaja që janë duke investuar në këtë qytet.
Nënkryetari i Inegylit, Adil Akyol, falënderoj kryetarin Bahtiri për pritje, duke u shpreh i kënaqur me vizitën e tij, derisa shprehu dëshirën e tij që së shpejti të takohen në Komunën e Inegylit.
Ju përgëzoj që keni ardhur nga Holanda për të zhvilluar vendin tuaj, ju uroj suksese në punë dhe besoj se do ta ringjallni biznesin këtu. Është e vërtetë se kur ka kushte të mira për investime, atëherë investitorët vijnë dhe investojnë dhe shpresoj se do këtu do të ndodh një gjë e tillë., tha Akyokl.
Bahtiri dhe Akyol janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave në të gjitha sferat e mundshme.