Bahtiri bisedoi me qytetarët e Mitrovicës
Mitrovicë, 26 prill - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka pranuar të shtunën në ndërtesën e administratës komunale dhjetëra qytetarë të komunës së Mitrovicës, për të dëgjuar problemet e tyre dhe për shikuar mundësitë që ata të ndihmohen.
Po thuaj të gjithë qytetarët që ju drejtuan kryetarit Bahtiri, i folën për problemet e tyre personale dhe familjare. Problemet që ata i theksuan para kryetarit Bahtiri ishin të natyrës më të ndryshme, duke filluar nga problemet e shumta sociale, si bie fjala mohimi i të drejtës për asistencë sociale, papunësia, problemi i strehimit, problemi i burave, shkollimit, si dhe probleme të shumta pronësoro-juridike, kadastrale etj.
Por, disa qytetarë folën edhe për qeverisjen e deritashme të kryetarit Bahtiri, duke thënë se po vërehen dhe po preken shumë rezultate konkrete, siç është bie fjala pastërtia e mirë nëpër rrugët e qytetit, disiplina e lakmueshme në administratën komunale, ndërprerja e mitos dhe korrupsionit, si dhe takimet e shpeshta të kryetarit Bahtiri me qytetarë, në ët cilat po i dëgjona problemet e tyre.
Pasi i folën kryetarit Bahtiri për problemet e tyre të përditshme me të cilat ata po ballafaqohen, qytetarët kërkuan nga ai që të ju ndihmoj në zgjidhjen dhe tejkalimin e tyre.
Kryetari Bahtiri, pasi i dëgjo me vëmendje qytetarët, ju tha atyre se i kupton mirë të gjitha problemet që ata i theksuan dhe është brengosur për këtë, por edhe i preokupuar vazhdimisht se si mund të zgjidhen ato.
Ai na vazhdim tha se vërtetë është i preokupuar shumë se si ti zgjedh të gjitha problemet e qytetarëve dhe se po bënë çmos që të gjej rrugëdalje dhe mënyra për tejkalimin e tyre,
por, që është kohë e shkurtër dhe nuk mund të zgjidhen aq lehtë të gjitha këto probleme që ata i paraqitën.
\"Mirëpo, ju garantoj se ato probleme që nuk kërkojnë mjete të mëdha, ato do të zgjidhen menjëherë. Për disa nga këto probleme, qysh të hënën do i angazhoj shërbimet përkatëse që të zgjidhen. Ajo që unë mund të ju garantoj, është se ligji në komunën e Mitrovicës do të respektohet, se të gjithë qytetarët do të kenë trajtim të barabartë, se mito dhe korrupsion në institucionet komunale nuk do të ketë, ju tha ndër të tjera qytetarëve kryetari Bahtiri.