Bahtiri apelon për ndërprerje të protestave në Prishtinë
Prishtinë, 27 janar - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, po i përcjell me shqetësim ngjarjet në Prishtinë.
Ai duke qenë i brengosur për lëndimet e shumta që kanë marrë qytetarët dhe policët, si dhe për mundësin e eskalimit të gjendjes, apelon tek qytetarët, pjesëmarrës që të ndërprejnë protestën dhe ti ikin konfrontimit me policinë.
Duke mos e mohuar në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë të drejtën për protesta paqësore të qytetarëve, për të gjitha pakënaqësitë që ata kanë, kërkoj nga protestuesit që të ndërprejnë shprehjen e tillë të pakënaqësisë dhe të mos konfrontohen me organet e rendit.\"
\"Po ashtu, edhe nga Policia e Kosovës kërkoj që të jetë maksimalisht e kujdesshme gjatë intervenimit për qetësimin e gjendjes dhe mbajtjen e saj nën kontroll, apelon kryetari Bahtiri.
Sipas kryetarit Bahtiri, lëndimi i qytetarëve dhe policëve, dëmtimi i pronës publike apo private, nuk është në të mirë të askujt. Përkundrazi, shton ai, zhvillimet e këtilla vetëm sa i vështirësojnë dhe prolongojnë zgjidhjet demokratike të problemeve dhe e dëmtojnë imazhin e shtetit të Kosovës.