Babë e bir opsion për kryetar të Skenderajt
Prishtinë, 11 dhjetor - Oferta e Partisë Demokratike ka gjasa të mos del jashtë familjes Lushtaku në Skenderaj.
Lushtaku që e humbi mandatin e kryetarit, ende pa e marrë atë për shkak se ndodhet në paraburgim, po e shikon edhe një mundësi për të rikandiduar sërish.
Por nëse kjo gjë atij nuk i lejohet, kandidat potencial për ta zënë vendin e tij që kishte deri më tash mund të jetë i biri i Sami Lushtakut, Mërgimi.
Kështu të paktën i kanë thënë Kohës Ditore, burime të afërta me familjen e Lushtakut.
Këto burime kanë hënë se për shkak të rrethanave që u krijuan pas refuzimit të EULEX që Lushtaku ta jap betimin e tij si kryetar, mundësi tjetër po konsiderohet kandidimi i Mërgim Lushtakut.
Skenderaj duhet të dalë në zgjedhje për shkak të pamundësisë që Lushtaku ta bëj betimin e tij pasi ndodhet në paraburgim deri në janarin e vitit që vjen.
/Koha Ditore/