Baba bëhet ambasador
Prishtinë, 9 prill - Hashim Thaçi nuk shkoi në opozitë pas zgjedhjeve të 8 qershorit të viti që lamë pas, pavarësisht se të gjitha subjektet politike parlamentare ishin bërë bllok kundër koalicionit me partinë e tij (Partinë Demokratike të Kosovës), pikërisht për shkak të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, me në krye Enver Hasanin.
Kjo e fundit kishte marrë vendim se e drejta për krijimin e institucioneve i takon vetëm koalicionit më të madh parazgjedhor, përkatësisht PDK-së, duke mos ia dhënë mundësinë një gjë të tillë të bëjë blloku VLAN, ndonëse këta të fundit i kishin numrat e nevojshëm në Kuvend, shkruan Zëri.
Kryediplomati Hashim Thaçi ka vendosur ta shpërblejë kryetarin e Gjykatës Kushtetutuese, Enver Hasani, me postin e ambasadorit në Turqi. Përpos Hasanit, sipas burimeve të Zëri, Leon Malazogu do të dërgohet ambasador në Japoni, ndërsa Ulpiana Lama është angazhuar si këshilltare për media e ministrit të Jashtëm të Kosovës.
/Zëri/