AVONET përmbylli vitin 2019 të cilësuar si vit kritik ndaj institucioneve
Ferizaj, 27 dhjetor - Rrjeti i OJQ-ve AVONET sot mbylli vitin kalendarik duke lënë një vit me shumë suksese dhe duke sjell rezultate në përmisimin e jetës së qytetarëve dhe përgaditjen e të rinjve për tregun e punës.
AVONET e vlerëson si një vit, i cili ishte vit i kritikës që shumë prej publikimeve të AVONET-it ishin shqetësim të qytetarëve dhe sfidë për një jetë normale dhe të nevojshme.
AVONET, në misionin e saj arriti që përmes monitorimit dhe hulumtimit të identifikoj shumë prej rasteve që janë në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës, e disa prej tyre iu kërkua t’i heton, por disa nga institucionet treguan progres në krijimin e bashkëpunimin si me qytetarë por edhe me shoqërinë civile, e poashtu edhe rritën besimin e tyre tek institucionet që ata drejtojnë, e shumë prej këtyre institucione e përfaqësuesve të tyre tashmë është një komunikim më i dalluar nga vitet tjera.
AVONET ndahu mirënjohe për përfaqësuesit e institucioneve dhe personave që treguan rezultate dhe veprimet e tyre ishin më të dalluara, e më poshtë janë:
Gjyqtarja Mirlinda Bytyqi Rexhepi, ju nda mirënjohje për kontributin si gjyqtare, konkretisht në zgjidhje e të gjitha lëndëve civile,
Kolonel Emin Beqiri, ju nda mirënjohje në shenjë për kontributin si Drejtor Rajonal i Policisë së Kosovës në Regjionin e Ferizajt, për menaxhimin e rasteve, efikasitetin dhe përgjegjësinë në punë,
Prokurori Burim Qerkini morri mirënjohje për kontributin si prokuror, për rritjen e bashkëpunimit dhe në luftimit të korrupsionit,
Pronari i Plus Marketit z. Sylejman Neziri ju ndah mirënjohje për kontributin si ndërmarrës në përkrahjen e iniciativave humanitare dhe për mbështetjen e skamnorëve,
Sefedin Fazliu, morri mirënjohje për kontributin si mjek në Spitalin Rajonal të Ferizajt, për efikasitetin dhe korrektësin në shërbime dhe
Gazetari i Klan Kosovës z. Florent Zeqaj morri mirënjohje për kontributin si gazetar për informimin sa më të shpejtë dhe të saktë të opinioni