AVONET, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa i vë dryrin komunës për 1 orë
Ferizaj, 28 prill - AVONET, në asnjë mënyrë nuk po mund të kuptojë me atë se sot çfarë ka ngjarë që Komuna e Ferizajt kishte vendosur që të mbyll dyert për qytetarët e saj.
Sot, komuna e Ferizajt ndërmjet orës 08:05 deri në 09:00 ka mbyllur dyert e saj pa dhënë asnjë asnjë sqarim apo pa lajmëruar përmes njoftimit opinionin ferizajas.
Komuna e Ferizaj nuk ka të drejtë që të mohon të drejtën e qasjes së qytetarëve të saj për të realizuar kërkesat e tyre në shërbimet që ofron komuna.
Ky veprim skandaloz i kryetarit të Ferizajt është në kundërshtim me Ligjin mbi vetëqeverisjen Lokale dhe ligjet që rregullojnë lirinë dhe të drejtat e qytetarëve.
AVONET edhe njëherë kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, që ta ndërpresë këtë formë të paparë deri më sot.
Kjo ngjarje e shëmtuar e pushtetit komunal për ta uzurpuar komunën paraqet një prej shkeljeve të shumta që bënë institucioni i Komunës së Ferizajt duke na kujtuar qeverisjen e Adem Salihajt, kur tentonte të kontrollonte edhe qytetarin e lirë të Komunës së Ferizajt.
AVONET, bën thirrje MAPL-së dhe organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast për mohimin e drejtës së lirë të qytetarëve në kryerjen e shërbimeve komunale.