Avonet: Iniciativa për peticion kundër Delawie është qesharake

Prishtinë, 20 shkurt - Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin për një iniciativë të peticionit kundër deklarimeve të djeshme të ambasadorit amerikan Delawie për situatën politike në Kosovë.
AVONET, mbështet deklaratën e ambasadorit amerikan Delawie, i cili ka shfaqur shqetësimin për rrethant me të cilat po kalon Kosova.
Ai poashtu ka kërkuar nga partitë opozitare që të ulen dhe të dialogojnë, e jo të krijojnë dhunë dhe të pengojnë proceset si në punën e Kuvendit të Kosovës, ashtu edhe në realizimin e agjendës institucionale.
AVONET vlerëson se ambasadori Amerikan Delawie është duke luajtur rol të rëndësishëm për shoqërinë kosovare dhe në rrafshin institucional.
Kontributi i tij dhe i stafit të ambasadëss amerikane çdo herë ka qenë i madh dhe i duhur për qytetarët e Republikës së Kosovës. Përmendim këtu angazhimet në realizimin e qëllimit për një shoqëri demokratike, multietnike e për tolerancë ndërfetare.
Deklarimet e ambasadorit Delawie, janë deklarata zyrtare të Shtëpisë së Bardhë. Përveç mirënjohjes që kemi ndaj SHBA-së, duhet edhe t\'iu besojmë e të punojmë ngase janë miqtë kryesorë që na ndihmuan në çlirim e ndërtim të shtetit.
Dënojmë ashpër iniciativën për peticion sepse është qesharake dhe qëllimkeqe.
Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u bëjmë thirrje që ta injorojnë peticionin, ndërsa mekanizmat e sigurisë i ftojmë që ta hetojnë se kush fshihet prapa këtij peticioni.