Avonet dërgon në AKK konfliktin intersit të Muharrem Sfarqes
Ferizaj, 28 maj - Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare të Ferizajt AVONET sot ka raportuar në Agjencinë e Kosovës kundër Korrupsionit për konflikt të mundshëm të interesit Kryetarin e Ferizajt Muharrem Svarqa.
Svarqa si Kryetar i Komunës është kryetar i të gjithë qytetarëve të Ferizajt. Ne kërkojmë që Kryetari i Komunës të merret vetëm me çështjet e Komunës dhe interesit publik në qytet.
Kenan Gashi nga Rrjeti i OJQ-ve AVONET deklaroi se \"Svarqa duke shërbyer edhe si shef i shtabit zgjedhor të LDK-së në Ferizaj, qartazi nuk mund të jetë Kryetar i të gjithë qytetarëve siç kërkohet nga ligji, si dhe tashmë është raportuar se ai ka keqpërdor pozitën e Kryetarit të Komunës për qëllime të LDK-së si dhe vetë e ka pohuar se nga ai pozicion ai ka lobuar për LDK-në\".
Në letrën dërguar AKK-së, thuhet:
I nderuari z. Preteni,
Me qëllim të mbrojtjes së interesit publik, po ju shkruajmë të raportojmë mundësinë e konfliktit të interesit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt z. Muharrem Svarqa, i cili njëkohësisht është duke ushtruar detyrën e shefit të shtabit zgjedhor të LDK_së në Ferizaj.
Ne bindjen tonë të thellë këto dy pozita krijojnë konflikt interesi duke qenë se krijojnë raporte varësie dhe cenojnë paanshmërinë e z. Muharrem Svarqa që kërkohet sipas ligjit për të kryer detyrat e tij si Kryetar i Ferizajt. Kjo mbështet edhe në legjislacionin në fuqi, përkatësisht:
Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-051 Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, nenit 6 si, nenit 7.2, dhe 7.6 si dhe Ligjit për Vetëqeverisje Lokale neni 59 Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Muharrem Svarqa ka krijuar marrëdhënie varë
Svarqa e ka konfirmuar personalisht se mban pozitën e shefit të shtabit zgjedhor. Kërkojmë nga Agjencia e Kosovës Kundër Korrupsionit që të hulumtoj këtë rast për mundësi të konfliktit të interesit.