Avokati Ibrahim Dobruna zgjidhet kryetar i OAK
Prishtinë, 29 tetor - Është përmbyllur sot mbledhja e Rregullt e Kuvendit Zgjedhor e Odës së Avokatëve të Kosovës, i cili ishte thirrur për ta zgjedhur kryetarin e ri të OAK.
Në procesin e votimit në të cilin kanë votuar rreth 280 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend nga 625 avokatë sa i ka gjithsej OAK, më së shumti vota ka marrë avokati, Ibrahim Dobruna, i cili për konkurrentë ka pasur avokatët e tjerë, Safet Voca, Hasan Rexha dhe Betim Shala.
Në kuadër të programit tim unë e kamë paraqitur se vizioni im për OAK është që ta ndjekim misionin e saj, për krijimin e mundësive të funksionimit të shtetit ligjorë si dhe ofrimit të të gjitha mundësive për qytetarët e Kosovës që të kenë qasje në drejtësi ka kryetari i zgjedhur z. Dobruna.
Sipas tij, pikë shumë e rëndësishme në programin e tij do jetë edhe ngritja e imazhit të dëmtuar të avokatisë në Kosovë në mënyrë që Avokatët ta kenë vendin e tyre të merituar në sistemin e drejtësisë.
Dobruna është zotuar se do të vazhdon me reforma të cilat ishin filluar nga paraardhësi i tij, Musa Dragusha, duke thënë se Unë përfaqësoj filozofinë e njohjes së rezultateve, rezultatet e arritura gjatë mandatit të Dragusha, janë të prekshme dhe ajo është një bazë e mirë nga e cila unë do të vazhdoj reformat më tutje
Në kuadër të reformave ai është shprehur se do të vazhdoj me përsosjen e sistemit disiplinorë, përderisa angazhohet edhe për krijimin e rregullave të cilat nuk do lejonin arrestimin arbitrar të avokatëve.