27 Prill 2024

Avokati i Popullit shpreh keqardhjen për jetët e humbura

Prishtinë, 12 shkurt - Avokati i Popullit Sami Kurteshi shpreh keqardhjen për jetët e humbura dhe ngushëllon familjarët dhe të afërmit e viktimave për humbjen e më të dashurve, si dhe shpreh shqetësimin për personat e ngujuar me  rastin e tragjedisë në fshatin Restelicë të Dragashit, të shkaktuar nga  orteku i borës. 

Situata e krijuar nga reshjet e mëdha dhe moti i ftohtë i këtyre ditëve   kanë krijuar gjendje jot ë zakonshme dhe vështirë të përballueshme në shumë pjesë të vendit, veçmas  në zonat e thella malore.

Avokati i Popullit  vlerëson angazhimin dhe përkushtimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të institucioneve të tjera dhe të qytetarëve për t’u përballur me këtë gjendje të rëndë.

Qysh në ditët e para kur  kanë filluar reshjet, Avokati i Popullit ka kontaktuar me institucionet më të larta në vend,  që të  vlerësohet nëse duhet  të merren masa emergjente apo të  jashtëzakonshme, gjë që do të ndikonte në një mobilizim të përgjithshëm institucional dhe të qytetarëve.

Duke marr parasysh  kushtet e vështirësuara e gjendjen e rëndë të  krijuar këtyre ditëve,  Avokati i Popullit  u bën thirrje institucioneve më të larta të vendit që të rivlerësojnë situatën e krijuar dhe të ndërmarrin gjithçka është  e mundur për të  ndihmuar qytetarët .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)