20 Janar 2025

Avokati i Popullit priti David Cullen nga zyra e BE-së në Bruksel

Prishtinë, 25 janar -  Avokati i Popullit, Hilmi Jashari me bashkëpunëtorët e tij, takoi sot DavidCullen, Udhëheqës i Njësisë për Kosovë  dhe Maqedoni në Departamentin për Fqinjësi dhe Negocim të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Zyra në Bruksel, i shoqëruar nga Farina Ahauser, sidhe nga Thomas Gnocchi dhe Visar Bivolaku, nga zyra e BE-së në Kosovë.

Në takim u bisedua mbi sfidat me të cilat ballafaqohet Avokati i Popullit gjatë përmbushjes së kompetencave dhe mandatit që ka, përfshirë këtu kushtet e punës dhe pavarësinë institucionale.

 Theks i veçantë u vu në nivelin e zbatimit të rekomandimeve  të IAP-së nga ana e autoriteteve publike, e së këndejmi respektimit të të drejtave të njeriut dhe respektimit të vetë Institucionit të Avokatit të Popullit, si institucion nacional i të drejtave të njeriut.Gjithashtu, u bisedua edhe për bashkëpunimin e IAP-së me institucionet e ombudsmanëve të vendeve fqinje dhe më gjerë në rrjetet dhe mekanizmat regjional dhe ndërkombëtar të institucioneve që mbulojnë fushë veprimtarinë e të drejtave të njeriut.

Gjatë takimit, po ashtu u vlerësua mbështetja e vazhdueshme që Komisioni Evropian ka treguar për IAP-në dhe avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)