22 Janar 2025

Avokati i Popullit, ndërmjetëson Rudin dhe Begajn

sPrishtinë, 12 gusht - Bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me ligj,  Avokati i Popullit ushtron kompetencat e tij edhe me anë të ndërmjetësimit dhe pajtimit.

Duke e vlerësuar si alternativë, jo thjesht për zgjidhjen e rasteve, por edhe përngritjen e përgjegjshmërisë institucionale, Avokati i Popullit ka vënë në përdorim këtë mundësi ligjore dhe ka ndërmjetësuar midis Fetah Rudi dhe kryetarit të Komunës së Malishevës, RagipBegaj.

Fetah Rudi, i është drejtuar me ankesë Avokatit të Popullit lidhur me deklaratën publike të z. Ragip Begaj, i cili, në cilësinë e funksionit që kryen, duke aluduar në aftësitë e kufizuara në lëvizje të z. Rudi, është shprehur se: “Për shkak të problemeve shëndetësore Fetahu nuk mund ta ushtroj funksionin e nënkryetarit”. Kjo deklaratë, me të drejtë, është konsideruar diskriminuese nga z. Rudi.

Avokati i Popullit ka propozuar ndërmjetësimin si mekanizëm juridik për çështjen e ngritur, për të cilën janë pajtuar të dyja palët dhe pas takimit me përfaqësuesit e Avokatit të Popullit është arritur marrëveshja.Duke marrë parasysh gjithë rrethanat në të cilat ka ndodhur deklarimi, ashtu siç edhe respektine ndërsjellë që z. Begaj dhe z. Rudi kanë shfaqur për njëri tjetrin, në takimet e ndara me ta, është realizuar një takim i përbashkët, me ç’rast kryetari i  Komunës së Malishevës ka shprehur keqardhje për situatën e krijuar pas deklaratës së tij, të dhënë pa qëllimdiskriminimi, për të cilën gjithashtu ka bërë edhe sqarim publik.

Aika kërkuar falje për shqetësimin e krijuar me këtë rast, gjë që është vlerësuar  dhe është mirëpritur nga z. FetahRudi, si formë e satisfaksionit moral.

Angazhimi i Avokatit të Popullit, në këtë rast, është bërë në pajtim me nenin 16, paragrafi 11,të Ligjit për Avokatin e  Popullit dhe është përmbyllur me një aktpajtim formal juridik.

Kjo formë e zgjidhjes së rasteve është alternativë që jep efekte pozitive në edukimin e përgjithshëm shoqëror dhe ndikon në ngritjen e përgjegjësisë institucionale dhe individuale, kundrejt trajtimit të barabartë dhe jo diskriminues, ashtu siedhe gjuhës së përdorur në deklarimet publike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)