29 Prill 2024

Avokati i Popullit i Kosovës dhe i Shqipërisë thellojn bashkëpunimin

Prishtinë, 28 dhjetor - Avokati i Popullit, Sami Kurteshi ka vizituar Igli Totozani me rastin e zgjedhjes së tij në pozitën e Avokatit të Popullit në Shqipëri.

Avokati Kurteshi përgëzoi homologun e tij për përgjegjësinë e re që ai ka marrë dhe shfaqi interesimin për bashkëpunim edhe më të ngushtë ndërmjet dy institucioneve, për të ndarë bashkërisht përvojat e krijuara dhe për të kontribuar në respektimin e të drejtave të njeriut në të dy vendet.

 Avokati Totozani gjithashtu shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Ai theksoi nevojën për të  bërë hapa më tutje në këmbimin e praktikave dhe trajtimit të sfidave që këto institucione kanë gjithandej edhe në nivel rajonal.

Gjatë takimit të zhvilluar në Tiranë, Avokati i Popullit, Sami Kurteshi ka ftuar Avokatin e Popullit në Shqipëri, Igli Totozani për të vizituar  Kosovën, me qëllim që të bëhen hapa konkret drejt realizimit të, së paku, disa prej temave që u trajtuan në takimin shumë miqësor mes Avokatëve të Popullit të të dy vendeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)