Avni Gashi kryetar i degës së tretë të PD-së në Prishtinë
Prishtinë, 31 maj - Partia e Drejtësisë, ka mbajtur kuvendin zgjedhor në degën e tretë në Prishtinë, ku kryetar u zgjodh Avni Gashi. Po ashtu i zgjodh kryesia e re dhe delegatët për kuvendin qendror të partisë.
Kryetari i porsazgjedhur me këtë rast u zotua se do të angazhohet që PD-ja të gjejë shtrirje më të madhe në kryeqytet, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha strukturat relevante.
Ai ftoi të gjithë qytetarët e Prishtinës që ti bashkohen projektit të tij, ngase konsideron se PD-ja ka ofertën më të favorshme për të gjithë qytetarët.
Duke folur për prioritetet e tij në mandatin katër vjeçar, Gashi tha se do të fokusohet në zhvillimin e kuadrove të reja, sidomos strukturën studentore, për ti përgatitur që në të ardhmen të marrin përgjegjësi dhe obligime shtetërore.
Ndryshe, Partia e Drejtësisë, në Prishtinë, ka gjithësej tri degë, ndërsa në kuvendin komunal përfaqësohet me dy asambleistë.