16 Janar 2025

Avdullah Hoti kandidat i LDK-së për kryeministër

Prishtinë, 16 maj - Ministri i Financave Avdullah Hoti është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 qershor.

Kandidaturën e tij e bëri publike kryetari i LDK-së Isa Mustafa në një konferencë për media. Vendimi është marr pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.

Kryeministri i Kosovës, në largim, njëkohësisht kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se pas konsultave me drejtues të partisë është përcaktuar që Avdullah Hoti të jetë kandidati i këtij subjekti për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

LDK hyri në një process të përzgjedhjes së kandidatit për kryeministër, pak ditë pasi zoti Mustafa në një tubim partiak në Istog, paralajmëroi mos-kandidimin e tij për këtë post.

Kandidimi i Hoti erdhi në ditën kur pritet të përmbyllet afati kohor për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore.

Isa Mustafa tha se Hoti ka marrë mbështetjen “e të gjithë anëtarëve, përfshirë edhe nënkryetarët e partisë, që njëkohësisht janë edhe kryetarë të tri komunave në Kosovë”.

Avdullah Hoti, ministër i financave në largim është një prej anëtarëve të rinj të partisë dhe në periudhën kur Isa Mustafa ishte kryetar i Prishtinës, kreu detyrën e nënkryetarit të tij.

Ai tha se “ka marrë mbështetjen e plotë të LDK-së dhe pas dy vitesh e gjysmë të qeverisjes, ajo po ia vlerëson rezultatet e punës si ministër”.

“Besoj në kauzën tonë të përbashkët dhe parimet që i ka LDK-ja", tha Hoti.

Hoti tha se kjo ditë për të është dita më e madhe e jetës së tij. “E marrë si përgjegjësi të jashtëzakonshme dhe besoj se  me këtë  unitet të  LDK-së ky koalicion do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme”, tha Hoti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)