18 Janar 2025

Avancohen marrëdhëniet ndërparlamentare mes Kosovës dhe BE

Prishtinë, 31 tetor - Pas përfundimit të ditës së dytë të punimeve ndërmjet delegacionit të Kuvendit të Kosovës dhe të delegacionit të Parlamentit Evropian, kryesuesit e të dyja delegacioneve mbajtën sot konferencë me media.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, pasi përshëndeti dhe falënderoi përfaqësuesin e PE-së për mbështetjen e treguar ndaj Kosovës, njoftoi për rrjedhën dy ditore të takimit në mes të delegacioneve dhe temat për të cilat është diskutuar.

Temat për të cilat është diskutuar gjatë këtyre dy ditëve, njoftoi Krasniqi, ishin: progresi i Kosovës drejt integrimit, reformat e sistemit zgjedhor dhe zgjedhjet e ardhshme lokale, forcimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, riintegrimi, riatdhesimi dhe liberalizimi i vizave, dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe zbardhja e fatit të personave të pagjetur.

Krasniqi njoftoi edhe për një deklaratë të përbashkët të miratuar në mes të dy kryesuesve të delegacioneve. Ai foli edhe për zgjedhjet të cilat do të mbahen me tre nëntor. Lidhur me këtë ai u shpreh se pret  që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike, në të cilat do të shpërfaqet vullneti i qytetarëve. 

Eduard Kukan, kryesues i delegacionit të PE-së, ndërkaq, pasi foli për bashkëpunimin ndërparlamentar Kosovë- PE, u shpreh edhe për rolin e EULX-it, bisedimet Kosovë - Serbi, liberalizimin e vizave dhe çështje të tjera të rëndësishme. Lidhur me misionin e  EULX-it, Kukan tha se ai është i nevojshëm edhe për një kohë të caktuar në Kosovë.

Sipas tij, EULX-i do të mund të luftoj në mënyrë më efikase korrupsionin dhe të vendosë më shpejt sundimin e ligjit. Për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Kukan u shpreh se ai është i dobishëm, por, sipas tij mbetet sfidues implementimi i marrëveshjeve të arritura. PE, tha në vijim ai, ka mbështetur Kosovën në të gjitha proceset dhe do të vazhdojë të mbështesë atë edhe për liberalizimin e vizave dhe të çështjeve të tjera që janë në dobi të saj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)