16 Janar 2025

Avancimi i Kosovës i ndërlidhur me Serbinë

Prishtinë, 16 maj - Dallimet politike përbrenda Bashkimit Evropian kanë bërë që fati i avancimit të Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit evropian të jetë i ndërlidhur.

Një plan i detajuar për zbatimin e marrëveshjes Prishtinë-Beograd të datës 19 prill dhe i dakorduar nga kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Dacic, besohet se do të mund t’i pajtonte si Gjermaninë për t’ia dhënë datën Serbisë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ashtu edhe pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, që t’ia japin Prishtinës miratimin për nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit – MSA, shkruan “Tribuna”.

Përderisa analistët politikë presin që nga fundi i qershorit Këshilli i Ministrave i BE-së të vendosë kryekëput duke u mbështetur në finalizimin e marrëveshjes Thaçi–Dacic, ministrja e Integrimeve Evropiane nuk beson që BE-ja do ta ndëshkojë Kosovën në rast se Serbia dështon të pajtohet për planin e zbatimit.

“Unë nuk pres dhe nuk besoj që Bashkimi Evropian do ta ndëshkojë Kosovën për shkak të kokëfortësisë së Beogradit”, ka thënë ministrja Çitaku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)