Autorët e akteve kriminale të nxirren para drejtësisë!
Prishtinë, 23 gusht - Pak ditë pas sulmit me predhë mbi objektin e Kuvendit të Kosovës, mbrëmë u sulmua edhe Radiotelevizioni i Kosovës.
Lëvizja për Bashkim, sulmet e tilla mbi institucionet shtetërore e publike të Kosovës, i cilëson si akte qyqare, ndërsa mënyrën e tillë të përpjekjes për arritjen e qëllimeve, si të mjerë.
Përpjekja për tu imponuar medieve në mënyrë të dhunshme agjenda politike, edhe në rastet kur ato cilësohen si më të drejtat, është e papranueshme dhe e dënueshme. Nëse secili që konsideron se ka të drejtë do tia lejonte vetes përdorimin e dhunës ndaj tjetrit, vendi do të shkonte drejt një kaosi total.
Prandaj, Lëvizja për Bashkim e dënon fuqishëm këtë tendencë të instalimit të praktikës së dhunës ndaj institucioneve të vendit dhe kërkon nga organet e rendit që sa më parë ti gjejnë dhe ti vënë para drejtësisë autorët e këtyre akteve kriminale