Austria rikonfirmon mbëshetjen për Kosovën
Prishtinë, 14 mars - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti sot ne kabinetin e tij ambasadorin e Republikës së Austrisë, dr. Johann Brieger.
Fillimisht, ambasadori Brieger shprehu urimet e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Austrisë për formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës të dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 dhe shprehu kënaqësinë për rikonfirmimin e Bajram Rexhepi si Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Gjate takimit, ministri Rexhepi shpalosi prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat dalin nga Programi qeveritar dhe agjenda evropiane, me theks të veçantë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe liberalizimin e vizave me BE-në.
Ambasadori Brieger rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë austriake për vazhdimin e përkrahjes për Republikën e Kosovës në fushën e sundimit të rendit e ligjit dhe përshpejtimit të rrugës së saj drejt liberalizimit të vizave dhe integrimeve evropiane.