16 Janar 2025

Austria mbështetët procesin e integrimit Evropian te Kosovës

Prishtinë, 18 janar - Zëvendës Ministrja për Integrim Evropian, znj. Anila Statovci-Demaj priti sot në takim një delegacion nga Austria të përbërë nga Ambasadori Austriak në Kosovë, Gernot Pfandler, Zëvendës Ambasadorja Austriake, znj. Vera Fuchs dhe  Udhëheqësi i Zyrës së ADA në Kosovë, Gunther Zimmer.

Me delegacionin u diskutua për punën e përbashkët të bërë gjerë tani, si dhe mundësitë e zhvillimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen me Qeverinë Austriake dhe me ADA.

Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në kontekst të procesit të integrimit Evropian, ku është theksuar nga ana e Zëvendës Ministres rëndësia e implementimit sa më suksesshëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, sikurse edhe finalizimi i procesit të liberalizimit të vizave.

Po ashtu, nga aspekti bilateral u diskutua zhvillimi i bashkëpunimit të Shoqatës së Miqësisë Kosovë - Austri dhe puna e mrekullueshme që është duke u bërë në përafrim ndërmjet dy popujve tanë dhe zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik për të mirë të qytetarëve tanë.

Me këtë rast Zëvendës Ministrja Statovci-Demaj potencoi se Kosova e çmon shumë përkrahjen e Austrisë dhe konsideron se Austria është ndër miqtë kryesorë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Zëvendës Ministrja shprehu vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me Austrinë në të mirën e zhvillimit të Kosovës dhe përfarimit të vendit me Bashkimin Evropian. Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler i konfirmoi Zëvendës Ministres vazhdimin e përkrahjes së Austrisë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe njëkohësisht e përgëzoi për emërimin si Zëvendësministre në Ministrinë e Integrimit Evropian, dhe premtoj përkrahje për të edhe në këtë pozitë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)