26 Dhjetor 2024

Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në udhëtimin e saj drejt BE-së

Prishtinë, 25 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pati takim virtual me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe atasheun në ambasadën austriake, Martin Schaller.      

Ambasadori Weidinger e përgëzoi Kryeministrin Kurti për detyrën dhe përgjegjësitë e reja.

 Ai potencoi që Austria do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës, sikurse dhe popullin e Kosovës, në udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Tutje, ai veçoi fushën  e arsimit të lartë dhe atë të investimeve direkte si pika kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Weidinger për urimin, dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për shtimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Austrisë.  

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)