20 Janar 2025

Austria do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Prishtinë, 20 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në takim një delegacion nga grupi parlamentar i miqësisë Austri-Kosovë, i cili udhëhiqej nga zotëri Hannes Weninger.

Presidentja Jahjaga me delegacionin nga Parlamenti i Austrisë bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, përfshirë këtu zhvillimet e muajve të fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe për proceset që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.

Presidentja Jahjaga shprehu falënderimin e institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës për ndihmën e vazhdueshme që Republika e Austrisë i ka dhënë qytetareve dhe proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Udhëheqësi i delegaciont nga grupi parlamentar i miqësise Austri-Kosovë, zotëri Hannes Weninger, theksoi se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, ndërkohë që vlerësoi lart rolin e Presidentes Jahjaga në kërkim të zgjidhjes së krizës pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)