23 Janar 2025

Auditori gjen parregullsi të shumta në Ministrinë e Jashtme

Prishtinë, 9 korrik - Numër i konsiderueshëm shkeljesh dhe parregullsish janë konstatuar nga Auditori i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Disa nga shkeljet e konstatuara nga Auditori për periudhën e vitit 2014 janë tejkalimi i shpenzimeve, emërimet e kundërligjshme në shërbimin e jashtëm, si dhe shkelje të procedurave të prokurimit, shkruan sot Koha Ditore.

MPJ-ja që tani udhëhiqet nga Hashim Thaçi vazhdon t’i përsëritë shumicën e mangësive të cilat datojnë që nga paraardhësi i tij, Enver Hoxhaj, të cilat janë konstatuar në raportin e sivjetmë të auditorit.

Auditori i Përgjithshëm ka gjetur se në katër raste emërimet në misione diplomatike nuk ishin zhvilluar në përputhje me Rregulloren për shërbimin e jashtëm, përcjell koha.net.

Në bazë të Rregullores për shërbimin e jashtëm, zyrtarët të cilët punojnë në MPJ dhe të cilët kanë shërbyer dy vjet në pozitat e tyre aktuale e plotësojnë kushtin që të shprehin interesim për të shërbyer në detyra specifike në ambasada dhe konsullata jashtë vendit.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)