Asselborn: Serbia do ta njohë Kosovën
Luksemburg, 18 tetor - Zëvendëskryeminisri dhe Ministri i jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn mendon se herët apo vonë Serbia do të detyrohet të njohë pavarësinë e Kosovës.
Asselborn u ka thënë medieve serbe se dialogu është mënyra e vetme drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë. Dialogu dhe negociatat janë rruga e vetme që do të çojë në normalizimin e marrëdhënieve, si dhe për të stabilizuar rajonin në tërësi, dhe Serbia do të duhet të njohë pavarësinë e Kosovës ka thënë Ministri.
Vazhdimi i dialogut jam i bindur që është në interes të Serbisë për tu integruar në Bashkimin Evropian tha Asselborn.