Asociacioni në Kushtetuese, sa për sy e faqe
Prishtinë, 8 shtator - Njohësit e çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu e Fisnik Korenica kanë vlerësuar se dërgimi i dekretit për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese nga ana e Qeverisë së Kosovës bëhet sa për ta justifikuar deri në kamuflim marrëveshjen e arritur.
Ata kanë për Epokën e re se ku veprim do ta plotësojë formën, por kurrsesi për ta ruajtur konceptin përmbajtjesor të Kushtetutës së Kosovës.
Sipas tyre, me këtë veprim Gjykata Kushtetuese do ta pastrojë përgjegjësinë politike dhe kushtetuese të kryeministrit.