20 Janar 2025

Asociacioni me kompetenca ekzekutive

Prishtinë, 12 maj - Paraditen e 8 majit, lideri i PDK-së Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, kanë qenë të relaksuar, në një takim që kanë pasur me presidenten Jahjaga.

Në takim, pos liderit të VV-së, Albin Kurtit, ka munguar edhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë për t`u treguar Thaçit e Mustafës se nuk do të votojë shpërbërjen.

Por, mungesa e dy të parëve dhe kërcënimi i këtij të fundit, nuk ua ka prishur rehatinë liderëve të dy partive më të mëdha që planifikonin që pak orë më vonë, ta shpërndanin përbërjen e kaluar të Kuvendit të Kosovës.

Të dy liderët kanë qenë të sigurt se Parlamenti do të shpërbëhet sepse e kanë ditur se për këtë do të votojnë edhe deputetët e komuniteteve pakicë, përfshirë deputetët serbë, të cilët, paraprakisht e patën kushtëzuar këtë votim me zgjatjen e ulëseve të rezervuara edhe për një mandat.

Deputetët e komunitetit serb janë bindur që të votojnë për shpërbërjen e Kuvendit nga qeveria e re në Beograd. Burime të gazetës kanë bërë të ditur se përfaqësues të parlamentarëve serbë, gjegjësisht SLS-së, kanë pasur të hënën më 5 maj një takim në kryeqytetin e Serbisë.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)