Asociacioni i Komunave reagon kundër atentatit ndaj Stojanoviqit
Prishtinë, 2 janar - Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), ka reaguar kundër tentim atentatit ndaj kryetarit të Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq.
Në reagim thuhet se në emër të komunave të Republikës së Kosovës, Asociacioni i Komunave të Kosovës vlerëson se tentim atenatit ndaj kryetarit të komunës të zgjedhur nga qytetarët e komunës së Graçanicës, është akti i ultë dhe kundër rendit dhe rregullit kushtetues e institucional në këtë komunë por edhe më gjerë.
Komunat e Kosovës me këtë rast vlerësojnë se janë të destinuara për dështim tentimet për të destabilizuar situatën e qetë politike në këtë komunë por udhëheqja e dalë nga vullneti i qytetarëve duhet të vazhdoj punën e deritashme në zgjidhjen e problemeve praktike dhe të përditshme të komunës së Graçanicës.\"
\"Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon nga organet e rendit që sa më parë akterët e këtij akti të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar në mënyrë që rendi dhe ligji të funksionojnë për të gjithë dhe pa asnjë dallime, thuhet në reagim.
AKK-ja me këtë rast inkurajon kryetarin që të vazhdoj punën e deritashme dhe vlen të ceket se kryetari i komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq poashtu është edhe anëtar i Bordit të AKK-së.