16 Janar 2025

Asociacioni formohet kur të shuhen të gjitha strukturat serbe

Prishtinë, 8 shkurt - Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, në raportimin e saj para Komisionit për Punë të Jashtme, ka thënë se dialogu me Serbinë tani do të hyjë në fazën përfundimtare.

\"Në fazën finale janë disa tema që do të diskutohen; njohja reciproke, demarkacioni Kosovë - Serbi, reparacioni i luftës, të pagjeturit, pensionet, kompensimet për vrasje, dëmshpërblimet e dëmeve të luftës”, ka thënë Tahiri.

Ministrja ka thënë se kanë mbetur pa u zbatuar edhe disa marrëveshje me Serbinë. Marrëveshja për drejtësinë, energjinë dhe Asociacionin.

“Asociacioni do të shoqërohet me shuarjen e strukturave paralele në veri Asociacioni do të jetë në pajtim me ligjet e Kosovës dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, dialogu Kosovë Serbi i ka mundësuar Kosovës në proceset integruese. Si sukses të shtetit të Kosovës e ka konsideruar ndalimin e hyrjes së trenit, rrënimin e murit në veri. Sipas saj, kjo është arritur përmes dialogut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)