18 Janar 2025

Asnjë parti nuk ka aplikuar për certifikim

Prishtinë, 3 shtator - Deri më tani në Zyrën e Regjistrimit të partive politike në KQZ janë paraqitur për certifikim vetëm disa iniciativa qytetare dhe kandidatë të pavarur.

Ende nuk është paraqitur ndonjë parti në zyrat e regjistrimit të partive politike në KQZ, ndërkoh që më 4 shtator përfundon afati i dorëzimit të aplikacioneve nga ana e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Udhëheqësja e zyrës për regjistrimin e partive politike në KQZ, Miradije Mavriqi tha për Radio Kosovën se subjektet politike kanë afat që të aplikojnë deri të mërkurën, më 4 shtator, në mesnatë.

“Shënimet janë që kanë aplikuar 18 subjekte, domethënë kandidatë të pavarur dhe iniciativa qytetare. Ende asnjë parti nuk ka aplikuar, është afati edhe nesër, gjegjësisht 4 shtator deri në orën 24”, tha Mavriqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)