19 Janar 2025

Asnjë kandidat i cili është nën hetim,nuk do t\'jetë kandidohet

Prishtinë, 12 prill - Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se mund të jetë shkatërruese për Kosovën në rast se Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendos për themelimin e tribunalit ose Gjykatës Speciale për krime lufte.


“Këshilla dhe rekomandimi im është të votohet në Kuvendin e Kosovës kjo gjykatë në mënyrë që të funksionojë nën juridiksionin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Thaçi.


 Në këtë kontekst, Thaçi ka deklaruar se Kosova duhet të lirohet nga kjo barrë e padrejtë. 


Thaçi në këtë intervistë për “Epokën e re” ka folur edhe për vendimet e fundit të Qeverisë dhe për zgjedhjet parlamentare. Ai është zotuar se do t’i implementojë të gjitha këto vendime. 


Thaçi ka thënë se është për të ardhur keq se si një pjesë e opozitës ka dalë kundër rritjes së pagave. Kryetari i PDK-së është shprehur i bindur se fitorja e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare do të jetë e sigurt, e thellë dhe bindëse.
Thaçi ka bërë me dije se në listën e PDK-së për deputet nuk do të hyjë asnjë kandidat i cili është nën hetime për korrupsion apo krim të organizuar.

“Askush nuk mund të futet në listën e PDK-së për deputet të Kuvendit, i cili është nën hetime për korrupsion, krim të organizuar apo për dukuri të tjera negative. Në këtë drejtim të gjitha partive politike do t’u propozojmë të kenë lista me kandidatë të pastër”, është shprehur Thaçi. Ndërsa duke folur për çështjen e koalicioneve paszgjedhore dhe refuzimin e opozitës të hyjë në koalicion me PDK-në, Thaçi ka thënë se askush nuk është duke i pyetur ata se a dëshirojnë të bëjnë koalicion me PDK-në.


 “Mendoj se fillimisht duhet të shtrohet pyetja: kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare? Këtë pyetje nuk është duke e parashtruar askush nga opozita, sepse të gjithë e dinë se PDK-ja do të fitojë fuqishëm dhe bindshëm”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se “alfa dhe omega” e mandatit të ardhshëm qeverisës do të jenë zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)