ASK publikon raportin për Gratë dhe Burrat në Kosovë
Prishtinë, 14 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës e përkrahur nga projekti i Statistikave të Suedisë (SCB)/Sida, ka kënaqësinë t\'ju ftojë me përzemërsi në Konferencën me temë "Gratë dhe Burrat në Kosovë, 2014-2015".
Qëllimi kryesor i Konferencës është publikimi i raportit për Gratë dhe Burrat në Kosovë për vitet 2014 dhe 2015.
Me rastin e shpalljes së rezultateve të raportit Gratë dhe Burrat në Kosovë, 2014/2015, përfaqësues të lartë të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare e vendore do ta përshkruajnë rëndësinë e këtyre të dhënave për zhvillimin e Kosovës, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e tyre nga perspektiva evropiane dhe të tjera.