16 Janar 2025

Ashton, do të qëndrojë në një vizitë disaditore në Kosovë

Prishtinë, 17 janar - Ish-përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, baronesha Catherine Ashton nga sot do të qëndrojë në një vizitë disaditore në Kosovë, me ftesë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, Ashton pritet të takohet me presidentin Thaçi dhe me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe shoqërisë civile.

Por, përveç takimeve, ajo do të dekorohet nga Thaçi edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, udhëhoqi procesin e normalizimit për një kohë të gjatë.

Ajo kishte deklaruar se ndër sukseset më të mëdha të saj ishte arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)