Asambleisti i qytetit Graz në Austri, viziton Komunën e Prishtinës
Prishtinë, 4 nëntor Asambleisti i qytetit Graz në Austri, Peter Piffl Perčević, nga \"Partia Popullore Austriake\" vizitoi Komunën e Prishtinës.
Gjatë kësaj vizite ai fillimisht i shoqëruar nga Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci, vizitoi dy shkolla të qytetit, shkollën fillore \"Xhemajl Mustafa\" dhe Shkollën e Gjelbërt\", ku iu prezentua projekti në përfundim i ditarëve digjitalë dhe administrimit elektronik të shkollave, pilot-projekt ky i kompanisë austriake \"Bit Group\".
Asambleisti Perčević poashtu u prit nga Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu dhe Drejtuesja e Kabinetit të nKryetarit, Fitore Pacolli. Në takim u diskutuan reformat që po ndërmirren në Komunën e Prishtinës, zhvillimin e gjithëmbarshëm të Komunës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes Prishtinës dhe Graz-it.