23 Janar 2025

Asambleistët Sylqa dhe Kelmendi mbeten pjesë e PD-s

Prishtinë, 1 prill - Asamblesitët e Partisë së Drejtësisë, në Pejë, Myhedin Sylqa dhe Luljeta Kelmendi, nuk kanë dhënë dorëheqje nga kjo parti, ashtu siç kishte proklamuar ish nënkryetari Gëzim Kelmendi, i cili ditë më parë dha dorëheqje nga strukturat e PD-së.

Po ashtu, ftesës së ish nënkryetarit Kelmendi, për dorëheqje nga strukturat e PD-së, nuk i janë përgjigjur edhe 6 anëtarë tjerë të kryesisë së degës në Pejës.

Këtë vendim e bëri të ditur asambleisti Myhedin Sylqa, në mbledhjen e kryesisë së PD-së, që u mbajtë dje në selinë e PD-së në Prishtinë.

Në fjalën e tij në kryesinë e PD-së, Sylqa, falenderoi kryetarin Agani dhe të gjithë anëtarët e kryesisë qendrore për mikëpritjen e ngrohtë dhe premtoi se do të angazhohet që sa më shpejtë të organizojë kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor në komunën e Pejes.

Duke komentuar vendimin e ish nënkryetarit Gëzim Kelmendi, për largim nga PD-ja, Sylqa e cilësoi veprimin e tij si të ngutshëm dhe të pabazuar në fakte. Ai tha se programi i PD-së, mbetet alternativa e vetme për zgjidhjen e drejtë të problemeve me të cilat po ballafaqohet shoqëria kosovare.

Kryetari i PD-së Ferid Agani falenderoi anëtarët dhe asambleistët për reflektimin e tyre karshi PD-së, duke i përgëzuar për vendosmërinë dhe përkushtimin e tyre për t’i qëndruar edhe më tej besnik programit të partisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)