15 Janar 2025

Asambleistet e Turqisë sjellin donacion simbolik

Prishtinë, 11 korrik - Ministri i Diasporës, Valon Murati, priti sot një delegacion të asambleisteve të Kuvendit Komunal të Kyçykçekmexhes së Stambollit.

Qëllimi i kësaj vizite ishte një donacion simbolik, konkretisht një aksion humanitar që gratë turke kishin ndërmarrë për vajzat e dëshmorëve, të veteranëve  të luftës dhe të  familjeve të varfra.

Me këtë rast, ato kishin përgatitur 40 dhurata me gjëra të ndryshme të pajës për 40 vajza, të cilat ishin të pranishme në këtë ceremoni.

Ministri i Diasporës, Valon Murati, në fillim të fjalës i falënderoi asambleistet nga Turqia për këtë donacion.

\"Është kënaqësi që po e vazhdojmë bashkëpunimin me komunën e Kyçykçekmexhes edhe në këtë formë, përmes këtij donacioni, të cilin gratë asambleiste të kësaj komune kanë dashur ta bëjnë për këto vajza. Përmes këtij bashkëpunimi, dëshirojmë ta thellojmë edhe bashkëpunimin me Turqinë, e cila  është një partner i rëndësishëm për Kosovën”, tha ndër të tjera ministri Murati.

Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, tha se është e kënaqur që është e pranishme në këtë aktivitet humanitar. Ajo theksoi se ky aktivitet po realizohet përmes bashkëpunimit me komunën e Kyçykçekmexhes, në të cilën jeton një numër i madh i shqiptarëve.

“Uroj që projekte të tilla të realizohen edhe në të ardhmen”, theksoi ambasadorja Kiliç.
 
Takimi përfundoi me shpërndarjen e dhuratave, dedikuar vajzave të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të varfra. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)