Asamblea Parlamentare e EJL-së mban punimet nën udhëheqjen e Kryetares Osmani
Prishtinë, 24 qershor - Asamblea Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindor (SEECP) mban sot punimet e Sesionit Plenar nën udhëheqjen e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani.
Këtë vit, për herë të parë, Kosova kryeson Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Javën e kaluar Kuvendi i Republikës së Kosovës filloi punimet online të Asamblesë Parlamentare të (SEECP) me organizimin e konferencës ndërkombëtare, “Të jesh në hap me Evropën”, për të vijuar me sesionin e Komisionit Qendror të Asamblesë Parlamentare të SEECP, e cila u mbajt të shtunën më 20 qershor 2020.
Pas dy ditësh të suksesshme pune do të mbahet Seanca e 7-të Plenare e Asamblesë Parlamentare të SEECP të cilën e kryeson Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani.