18 Maj 2025

As në 2014 s'ka liberalizim të vizave

Prishtinë, 10 qershor - Heqja e regjimit të vizave nga Bashkimi Evropian duket se do të ndodhë disi larg, ndonëse është vendi i vetëm në Ballkan pa këtë benefit.

Analistët, përfaqësuesit e opozitës bazuar në zhvillimin e proceseve nuk besojnë se do të ketë liberalizim të vizave jo vetëm këtë vit, por edhe vitin e ardhshëm.

Analisti për çështje politike, Ardian Arifaj ka thënë se këtë vit nuk ka asgjë prej kesaj pune.

“Nuk po plotësohen kushtet. Jemi duke hecur shumë ngadalë në këtë drejtim. Vërejtjet kryesore janë duke filluar nga riatdhesimi, i cili është duke shkuar shumë ngadalë, e shumë mangësi deri te skandalet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që sigurisht reflekton edhe kjo. Ne ende kemi probleme t’i bindim ato 5 shtete që nuk ka kanë njohur, që të pranojnë së paku të hiqen vizat për Kosovën”, ka thënë Arifaj, shkruan Kosova Sot.

Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje!”, Alma Lama ka thënë se nuk mund të thotë se kur mund të bëhet ose jo, por nëse plotësohen standardet , përfaqësuesit e BE-së kanë premtuar se do t’ia mundësojnë liberalizimin Kosovës”.

“Me sa di unë, standardet janë shumë larg plotësimit dhe gjithë ai pyetësori nuk është përmbushur dhe janë gjëra esenciale. Ju e dini, tenderi i pasaportave përflitet sot në BE, sepse ato janë dokumentet, me të cilat do të realizohej procesi i heqjes së regjimit të vizave dhe duke pasur një tender në të cilin ka pasur keqpërdorime, atëherë çfarë mesazhi është ky? Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë pati deklaruar se kur u përmendet çështja e liberalizimit në BE, ndihen keq menjëherë, duke përmendur çështjen e pasaportave. Më shumë fjale, propagandë, sesa punë”, ka thënë Lama.

Ndërkaq pak më optimistë është treguar deputeti i LDK-së, Sadri Ferati i cili ka thënë për gazetën se nuk do të kishte dashur të fliste me data, por ajo që ata presin është se ka një avancim.

“Ne shpresojmë se ajo të ndodhë, por me data nuk preferoj të merrem. Nga raportimet e Qeverisë kemi dëgjuar se janë fare afër realizimet, mirëpo na mbetet të shohim dhe ndoshta brenda 1 ose 2 muajve do të mund t’i kemi të dhënat në këtë drejtim”, ka thënë Ferati.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)