Arta Tahiri braktis Vetëvendosjen, kalon në LDK
Prishtinë, 17 prill - Nga sot, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Grupit të asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Ferizajt, i është bashkuar znj.Arta Tahiri, asambleiste e deritanishme e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe ish-udhëheqëse e Departamentit për Ideopolitika të Lëvizjes Vetëvendosje.
Znj.Arta Tahiri është politologe, si dhe ligjëruese në Kolegjin Victory.
Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se ardhjet e reja në LDK, sidomos këto të ditëve të fundit në Ferizaj, e fuqizojnë edhe më shumë LDK-në dhe e dëshmojnë se LDK-ja është subjekti politik më i hapur dhe më me perspektivë në Kosovë.
Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë ditëve të ardhshme, si në nivelin qendror, po ashtu edhe në atë lokal, do ti bashkohen edhe një numër personalitetesh politike dhe të jetës publike.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë ti bashkohen kësaj shtëpie të madhe të demokracisë në Kosovë, si dhe falënderon të gjithë ata që i janë bashkuar ditëve të fundit.