Arta Rama-Hajrizi dekretohet gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese
Prishtinë, 25 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dekretoi sot emërimin e zonjës Arta Rama - Hajrizi, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Në ceremoninë e dekretimit ishte i pranishëm edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z.Enver Hasani.
Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84 pika 19 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 7 të Ligjit Nr. 03/L-121, për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe duke u bazuar në Vendimin e Kuvendit të Kosovës për propozimin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të pranuar në Zyrën e Presidentit më 7 qershor 2012, nr. prot. 696.
Zonja Arta Rama Hajrizi dha sot betimin para Presidentes Jahjaga.