Arsim Bajrami kundërshton rikandidimin për kryetar të Kuvendit
Prishtinë, 19 shtator - I përballur më humbjen e thellë në Kuvendin e Kosovës, Arsim Bajrami, ka kundërshtuar ashpër propozimin për rikandidim për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk ka kaluar mirë në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së partisë.
Në këtë mbledhje, përveç fytyrave të zymta të pothuajse tek të gjithë të pranishmit, shumica edhe deputetë të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, një ndër më të shqetësuarit ka qenë Arsim Bajrami.
Po, Arsim Bajrami përveç se ka kundërshtuar rikandidimin e tij ka shprehur edhe nervozën e tij për strategjinë jo të mirë të partisë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, ka thënë një burim brenda PDK-së.
Shenjat e humbjes, PDK i ka shfaqur menjëherë pas përfundimit të kësaj mbledhje nga vetë njeriu i dytë i partisë, Hajredin Kuçi.
Ky i fundit, përveç se ka përmendur për herë të parë fjalën kompromis, ka pranuar faktin se kjo parti nuk ka fuqi politike për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.
/botapress/