Arritja e marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë është kapitull i mbyllur
Prishtinë, 28 shtator - Për Brukselin është kapitull i mbyllur arritja e marrëveshjeve të fundit mes Kosovës e Serbisë, të cilat u firmosën nga kryeministrat Mustafa e Vuçiq më 25 gusht.
Edhe pse nuk kanë pranuar të flasin për pasojat nëse Qeveria e tërheq nënshkrimin prej marrëveshjeve,nga BE-ja kanë rikujtuar domosdoshmërinë e nisjes sa më shpejt të zbatimit të tyre në praktikë, shkruan sot Koha Ditore.
Por opozita nuk heq dorë nga kërkesa që dokumentet e fundit të zhvleftësohen, edhe me çmimin që derisa të ndodhë kjo Kuvendi të bllokohet.
Ata thonë se ky zhvleftësim edhe proceduralisht ka bazë kushtetuese e ligjore.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian nuk janë përgjigjur direkt për pasojat eventuale nëse Kosova vendos të tërhiqet nga Marrëveshja për Asociacionin, ashtu siç po insiston opozita.
/Koha Ditore/