01 Maj 2024

Arrinë misioni faktmbledhës i KE-së

Prishtinë, 18 qershor - Ka mbërritur në Prishtinë një mision fakt-mbledhës i Komisionit Evropian me qëllim verifikimin e përgjigjeve të pyetësorit të Studimit të Fizibilitetit.

Zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, bëjnë të ditur se interesimi i misionit fakt-mbledhës ndër të tjera do të jetë testimi i pyetjeve në fushën e krimit dhe korrupsionit.

“Misioni fakt-mbledhës është në Kosovë dhe ai do të qëndrojë këtu për 4-5 ditët e ardhshme gjatë së cilës periudhë ata do të merren me analizimin e gjithë atyre përgjigjeve, të cilat ne i kemi dhënë në pyetjet e Komisionit, që kanë të bëjnë me paraqitjen e gjendjes faktike.\"

\"Ky delegacion është duke u kryesuar nga përfaqësues të KE-së të lëmive të ndryshme, të cilët do të testojnë sidomos përgjigjet në pyetjet që kanë të bëjnë me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin, që kanë të bëjnë me fenomene negative dhe një paraqitje të komunave sa i përket çështjeve lidhur me riatdhesimin, riintegrimin”, tha Zëvendësministri i integrimeve evropiane, Gëzim Kasapolli.

Delegacioni kryesohet nga shefi i njësisë për Kosovën në “DG Enlargement Lawrence Meredith”, të cilët gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohen me zyrtarë të Qeverisë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të komuniteteve. Rezultati nga ky mision do të publikohet më vonë në Bruksel.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)