19 Janar 2025

Arrin nota verbale e njohjes nga Mbretëria e Tongës

Prishtinë, 20 janar - Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar të hënën notën verbale të njohjes së Republikës së Kosovës nga Mbretëria e Tongës.

Në notën verbale që Misioni Diplomatik i Mbretërisë së Tongës në Londër i ka dërguar Ambasadës së Kosovës në Londër, është përcjell njoftimi zyrtar i Qeverisë së Mbretërisë së Tongës për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

“Kam nderin të ju informoj se Qeveria e Madhërisë së tij, më 15 janar 2014, formalisht ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se Qeveria e Tongës vendos marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në notën verbale.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, para pak ditësh ka njoftuar opinion publik për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Mbretëria e Tongës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)