06 Maj 2024

Arrijnë kontribuesit e pavarësisë

Prishtinë, 10 shtator - I ftuari i nderit i Republikës së Kosovës me rastin e shënimit të përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, Presidenti Martti Ahtisaari, ka arritur në Kosovë.

Presidenti Ahtisaari, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Hoxhaj i ka uruar mirëseardhje Presidentit Ahtisaari duke shprehur konsideratat më të larta të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës për kontributin që ai ka dhënë për Kosovën.

Ministri Hoxhaj u ka uruar mirëseardhje në Kosovë edhe Frank Wisner, Wolfgang Ischinger dhe shumë personaliteteve të larta ndërkombëtare të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të marrë pjesë në këto ngjarje historike për Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)