Arrihet marrëveshja mes LVV dhe LDK për formimin e qeverisë
Kandidati për kryeministër, njëhërit Lider i LVV-së ka thënë së kjo konferencë që na ndan vetëm një ditë nga seanca qe do të zgjedhim qeverinë e re, na ka bërë që do të dakrodohem për të zgjedhur qeverinë e re dhe në ketë mënyrë ta jetësojmë prograimin për qeverinë e re.
"U takuam dhe u dakorduam që të takohemi edhe nesër për ta zgjedhur Qeverinë e re dhe në këtë mënyrë t’a jetësojmë institucionalisht ndryshimin e madh politik të 6 tetorit. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen, jemi marrë vesh për të gjitha përvec se harmonizimit të programit edhe për ndarjen e përgjegjësive, për Qeverinë e re ku ne do të bashkëqeversim”, ka deklaruar Kurti,
Kurti ka thënë se janë dakorduar që në qeverinë e ardhshme te këtë 15 ministri, 2 zzëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.
Ndërkaq kryetari i LDK-së Mustafa ka thënë se kanë arritur marrëveshjen të cilën e vlerëson si një marrëveshje e lirë dhe në interes të qytetareve.
"Marrëveshja është një rezultat i mirë dhe kemi vlerësuar së është në intëres të qytetarëve", ka thënë Mustafa.
“Ne kemi arritur marrëveshje. Besoj se është një marrëveshje e mirë, është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin domosdoshmëritë në vendin tonë. I kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe mundësitë. Ajo që dëshirojmë në të ardhmen është që kjo qeveri të jetë e suksesshme dhe t’i realizojë pritjet e tyre”, u shpreh Mustafa
Sipas kësaj marrëveshjeje, LVV pritet të udhëheqë 6 ministri, aq sa dhe LDK-ja. Ndërkaq, 3 ministri do t’i takojnë komuniteteve.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, do t'i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.