Arrestohet ish drejtori i kompanisë së sigurimeve Dardania
Sot në Prishtinë, oficerët e Policisë së Kosovës nga Task Forca Anti Korrupsion e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) arrestuan një ish drejtor të përgjithshëm të kompanisë së sigurimeve "Dardania" në lidhje me një hetim financiar të udhëhequr nga PSRK-ja. I pandehuri, në prani të avokatit të tij mbrojtës, është duke e marrë në pyetje nga një prokuror i PSRK-së, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
EULEX-i gjithashtu ka njoftuar se sot ka bastisur kompaninë PPMD, në Shtërpcë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionin.
Sot, Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit e Policisë së Kosovës nga rajoni i Gjilanit ka bastisur kompaninë PPMD në Shtërpcë. Bastisja është bërë në lidhje me hetimet penale për larje të parave, shmangie të tatimit dhe krim të organizuar, thuhet një njoftimin e EULEX-it.
Bastisja është autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.
Hetimet është duke i udhëhequr Prokuroria Speciale e Kosovës.