19 Janar 2025

Armiqësohen Thaçi e Veseli

Prishtinë, 13 dhjetor - Rënia e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale ka tensionuar raportet midis dy shefave kryesorë të partisë më të madhe parlamentare.

Për zvogëlimin e elektoratit shefi i partisë mësohet se e ka ngritur gishtin në drejtim të zëvendësit të tij, i cili njëherësh është marrë me çështjet organizative të partisë.

Prandaj, po kërkohet që në parti të kthehen tashmë “disidentët” Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj, për të cilin rikthim në asnjë mënyrë nuk po pajtohet ish-shefi i SHIK-ut, Veseli.

Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri” brenda PDK-së, duke sqaruar se ka më shumë se dy javë që Thaçi u çon “mësit” Krasniqit e Limajt për një takim midis “miqsh”. Se Thaçi është i interesuar për kthimin dy figurave eminente të partisë e ka konfirmuar ditë më parë për media edhe zëvendësi i tij në Qeveri, Hajredin Kuçi, i cili njëherësh njihet si “krah i djathtë” i kryeministrit.

“Thaçi është pajtuar që Krasniqi e Limaj të kthehen në parti, mirëpo këtë po e kundërshton Kadri Veseli”, bën të ditur burimi i gazetës “Zëri”.

Në anën tjetër, zyrtarë të lartë të PDK-së nuk dëshirojnë të flasim nëse Thaçi e Veseli i kanë acaruar raportet. Ata madje nuk dëshirojnë t’i komentojnë as deklaratat e Kuçit për kthimin e Limajt dhe Krasniqit në parti.

Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala, i cili haptas ka kritikuar Veselin për humbjen e PDK-së në zgjedhjet lokale, deklaratën e Kuçit e vlerëson si joserioze,madje edhe fëmijërore. 


/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)